Dr. Naim Morina
Radiolog me mbi 30 Vjet Eksperiencë
Ekspertizë tradicionale me teknologjinë më të fundit të AI për diagnostikim të saktë dhe të shpejtë
Lëviz poshtë për më shumë informacione

Rreth Dr. Naim
Dr. Naim Morina – Radiolog me mbi 30 vite përvojë profesionale. Diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe i specializuar në Radiologji në Prishtinë, ai ka punuar që nga 1992 në shërbimin e pacientëve. Ai kombinon ekspertizën tradicionale me teknologjinë më të fundit të AI-së për të përmirësuar saktësinë diagnostike dhe për të shpejtuar procesin e interpretimit të imazheve.

Arritjet
Me më shumë se mbi 30 vjet eksperiencë dhe teknologjinë më të fundit të AI, ka arritur të ndryshoj jetet e mijëra pacientëve
Mbi 30 Vjet Eksperiencë
Fuqizim me AI
Pacientët e Lumtur
Na vizitoni
Dr. Naim Morina mund ta gjeni në disa nga poliklinikat dhe spitalet më të mira në Pejë, duke ofruar shërbime radiologjike të cilësisë më të lartë. Termini është i nevojshëm për një konsultim dhe diagnostifikim radiologjik.



Shërbimet
Më poshtë gjeni një përzgjedhje të shërbimeve kryesore që ofrohen. Për një listë të plotë ose për çdo pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni.
MRI - Rezonanca Magnetike
Rezonanca magnetike (MRI) është një metodë Diagnostifikimi në gjendje të japë pamje të detajuara anatomike tredimensionale, pa e ekspozuar personin në rrezatime të rrezikshme. Përdoret shpesh për të identifikuar sëmundje apo patologji të ndryshme që mund të paraqiten tek njeriu.
CT - Tomografia e Kompjuterizuar
Tomografia e kompjuterizuar (CT) është një ekzaminim joinvaziv që ndihmon për Diagnostifikimin dhe përcjelljen e sëmundjeve të ndryshme. Ky ekzaminim në sajë të rrezeve X përfton imazhe aksiale të trupit të cilat pastaj përpunohen nga kompjuteri.
RTG - Rentgeni
XRAY-Rentgeni është një test i shpejtë dhe pa dhimbje që prodhon imazhe të strukturave brenda trupit tuaj - veçanërisht eshtrave dhe disa organeve. Rrezet X kalojnë nëpër trupin tuaj dhe ato absorbohen në sasi të ndryshme në varësi të densitetit të materialit që kalojnë dhe na tregojnë për patologji të ndryshme.
Ultrazëri
Ultrazëri është metodë diagnostike e cila nuk shkakton dhimbje gjatë aplikimit. Sonda e cila vendoset në pjesë të caktuara të trupit krijon pamjen e brendësisë së trupit duke shfrytëzuar valët e zërit e ku ndihmon mjekun për të zbuluar ndonjë patologji që është duke u zhvilluar në brendësi të trupit. Përdoret si metodë ndihmëse atje ku gjetjet e rëntgenit nuk janë të mjaftueshme, për shembull për hulumtimin e organeve abdominale (mëlçisë, shpretkës, mitres, fshikës së urinës, fshikëzës së tëmthit, pankreasit dhe veshkave), domethënë për vërejtur ndonjë ndryshim patologjik që mund të shfaqet tek këto organe si tumoret apo edhe ndryshimet cistike.
Mamografia
Mamografia është një metodë e imazherisë radiologjike që përdor rreze X për të ekzaminuar gjëndrat e gjirit. Ky ekzaminim ndihmon në zbulimin e hershëm të ndryshimeve të mundshme, duke përfshirë edhe tumoret që nuk mund të ndihen me prekje. Rekomandohet si metodë parandaluese për gratë mbi 40 vjeç, por edhe për ato me faktorë rreziku familjar apo klinik. Mamografia e hershëm dhe e rregullt rrit ndjeshëm mundësinë e Diagnostifikimit dhe trajtimit me sukses.
Diagnostifikimi i Hershëm - Shpëton Jetë
Kontakto
Kontaktoni më poshtë për çdo pyetje ose për të marrë një mendim të dytë në telefon ose në email.
Informacioni i Kontaktit
Kontaktoni në WhatsApp
Për komunikim më të shpejtë dhe për të caktuar një konsultim, kontaktoni direkt në WhatsApp
Thirr në WhatsAppLajmet e Fundit

Dr. Naim Morina i ftuar tek Radio Peja
Shefi i repartit të Radiologjisë në spitalin e Përgjithshëm në Pejë Dr. Naim Morina tha se gjatë tërë muajit Tetor...
Shiko Intervistën